Fluturat
Nuk e di më tani, se çfarë ndiej..
ose ka ngelur më shumë, se çfarë unë dua të ndiej, apo çfarë unë dua të DI që ndiej....
Shof veten time, që gënjen veten time, dhe ajo pjesë e gënjyer, thjesht punon të gjitha gënjeshtrat tamam sikur ata njerëzit, qe janë duke qëruar pistacchio, instiktivisht, dhe vazhdojnë të bëjnë muhabet.
Kisha kohë pa ndier ato ngacmimet në stomak, dhe u ndjeva shumë mirë për ato ditë...por kur pashë që të gjitha ato flutura po riktheheshin sërish në vemje nga situata e krijuar..nuk dija çtë bëja me to.
Ti merrja me vete, dhe ti rrisja nuk kishte kuptim.
Ende kam nje koleksion me flutura tashmë të arta dhe të argjenda, që i mbaj nga dashuritë e kaluara, dhe nuk mund t'i lejoja vetes një boçe tjetër me flutura.
Kështu, hë për hë, po mundohem mos ti shof, fundja, nëse kanë për tu shuar e për të ngordhur, le të bëhen hi, dhe të shërbejnë si pleh për vegjetacion të ri.
Boll, nuk dua të kem më boçe dashurish nëpër duar, nëpër jetë, që nuk kam zemër ti hedh , nuk kam zemër ti thyej dhe padashje.
Po më kujtonte dikush sot, boçen e parë, për mundësinë e një ribashkimi, më serioz këtë herë....
hehehe....me sa kujdes i kam mbajtur ato fluturat. Ja ashtu, pa ekperiencë , nga dëshira për ti pasur gjithmonë aty, i rrita, dhe ende kur merresha me boçen e dytë, kujdesesha përditë për të. Passioni fundja, nuk shuhet ndonjëherë.
Ribashkim?
Ëndërra ime e parë, përpara edhe se të filloja gabimet dhe xhelozitë. Bashkimi..familja....
thua mund të ndodh? nuk dua të ndodh,...
çfarë do ndodhi me fluturat? si do përfundojë Boçja ime?
Kështu ia gjeta dhe zgjidhjen atij problemi. Problemi është në boçe dhe nuk bëhet fjalë.
Pastaj i vjen rradha boçes së dytë...që ende ka disa vemje që po kthehen në flutura...po me shumë ngadalësi, se nuk dua më të shoh, flutura të reja..
Në fakt këtë herën e dytë, u mundova shumë mos krijoja një boçe, me gjithë forcat, por nuk doja dhe ti bëja të ndiheshin keq, fluturat e mia, që kishin vite që jetonin, dhe kështu dalë nga dalë, u tregova se si, po u sillja, një shoqe të re...një familje të re, një dashuri të paprekur të re.
Para se të fle ndonjëherë, shoh fluturat, dhe çdo njëra nga to, më kujton historitë e ndryshme..dhe më pas, kontrolloj, nëse ka ndonjë flutur të ngordhur...
janë ato që u përpoqën të dilnin nga boçja...
janë ato që kurrë nuk arritën të më sillnim mua mesazhin....
kurrë nuk ia thanë atyre mesazhin,
i quaj, fluturat e humbura maratonomake.
Dhe më pas isha duke menduar dhe duke parë boçet e mia.
Dhe boçen e dytë e hapa....
e hapa kapakun...dhe i lashë fluturat të fluturonin për pak kohë në dhomën time, dhe pastaj...hapa dritaren dhe i lashë të lira.