nuk po e mbaj me veten keto dite,
spo arrij dot te shpetoj nga shume emocione,
cdo gje me duket se lidhet me mua
jam duke u zhytur shumë në veten time,
kam nevojë të iki diku
të shpëtoj nga shumë gjëra,
po nga po iki?
nga do shpëtoj?
thjesht kam nevojë , të udhëtoj, të hutohem,
të harroj,
duhet tia dal,
nuk është hera e parë që jam ndjerë kështu
po ama është hera e parë që kam një stress të këtillë

po më humbin krahët e buzëqeshjes sime
po më humb shikimi me dashuri i gjërave
po më humb shija e ecjes nëpër rrugë
dhe idesë së fotografuarit

po një ditë do bëhet më mirë
një ditë shumë nga emocionet do sheshohen
dhe shumë të tjera, do rrinë aty
po do jenë si kallo që thjesht nuk mund ti largosh,
dhe çdo gjë do kalojë

se çdo gjë ka kohën e vet
ka momentin e saj
dhe shumë gjëra zgjasin me kohën që ecim
zgjasin me ne
treten në një tip tasi të cekët
dhe ndjen zhurmën e tretjes së tyre
dhe pret që të avullojnë shumë shpejt,

po çfarë ndodh,
kutia thjesht thellohet....zgjerohet dhe thellohet,
dhe çdo gjë është aty
ka ndjenja që kalben me kohën, dhe paçka se u ka ardhur koha e shkrirjes
sërish , lëshojnë një erë ,
për të thënë fjalën e fundit

po kush e thotë fjalën e fundit-

ka një fjalë të fundit gjithmonë?

dhe është ajo më e rëndësishmja?

nuk e besoj, dhe as nuk dua ta vras mendjen për këtë.

thjesht,
do vazhdoj me të gjithë këtë peshë që po më rëndon,
dhe do gjej çdo lule, fije, moment, ku të hutohem
dhe të ndjehem e lehtë sërish,

tani e ndjej se jeta është thjesht kalimtare
dhe e harrojmë
e harroj vetë gjithashtu,

well, fuck it,

si nuk është ndonjëherë e materializuar që ti bija një shqelm bythëve
dhe një shpullë të mirë
dhe unë të qeshja , të qeshja nga kënaqësia,
të qeshja me lot,
dhe të takoja njëherë Migjenin,
e të dy
të shkonim për kamping në malin e poezisë
dhe
mali sërish do hesht,
po ama, ne do dimë të komunikojmë me të.
E vetmja gjë që mund të bëjmë