Kësaj here nuk zgjodha të vrapoja, dhe të zhdukesha.
Po rri njëherë.

Ulur në një lokal, ku klientët shpejtojnë të marrin birrat me ofertën. Dhe 5 minuta kanë ngelur. Çdo kush ulëret, shtyhet me njëri'tjetrin, mundohen të kapin shikimin e banakieres.

E ulur në një cep të tavolinës, shoh, karriget bosh. Para pak minutash, ishin disa nga njerëzit e klasës sime, po më mirë që ikin.

"Dëgjo, dua të shpjegohem"

Kthej kokën lehtazi, duke u munduar, të mbuloj tufën e vetullave të pahequra.

"Të shpjegohesh?"

"Tani që e morre vesh, që do bëhm baba, mendoj që duhet të të them diçka"

Rri ashtu e heshtur, me një buzëqeshje "cheese" fotografie, në fytyrën time.

" Faleminderit, që sillesh kaq mirë me mua, po nuk e meritoj. Dhe nuk e di se çfarë të bëj. Nuk dua të sillem si im atë, duhet të jem i përgjegjshëm kësaj here"

Vazhdoj ta shoh, nuk mund t¨i shkëpus sytë nga ajo fytyrë. Rri dhe dëgjoj, dhe mendoj, në fakt ende nuk po mendoj....rri vetëm dëgjoj, dhe mundohem mos të dëgjoj më....mundohem të kap zemrën prej arteriesh, dhe tia bllokoj një nga një...mos dëgjo!!!

"Duhet ta bëj këtë, dhe ndihem kaq idiot kundra teje, mund ta them, qe ende ndjej për të ish te dashurën time, po kjo smë ndalon të të dua dhe ty, dhe do doja shumë të ishte krejtësisht e ndryshme jeta ime, të ishte çdo gjë ndryshe"

.......

" E di, kushdo që do jetë me ty, do jetë shumë i lumtur, dhe me fat, por dreqi ta hajë, e di që s¨mund të jem unë ai, dhe më vjen inat...por...."

............" ZOTTTTTTTTTTTTT.....ça të kam bërë!!!!!!

kaq mendoj, po ulëras, po i gjuaj vetes me grushta, po i gjuaj atij virtualisht me grushta,
po kap letrat në gjithë klubin, për ti mbyllur gojën...mos fol më ...ZOT:::ça të kam bërë??

U mundova që mos nxirrja asnjë tingull më të fortë se pëshërima...dhe ishte e vështirë, ti shpëtoja, atij diskutimi..kështu , po tregoja mbi dashuritë e vjetra...duke parë dikë të dashur, që do ngelet thjesht një kujtim mbi rrugët e hollivudit.

"Ajde shkojmë dhe luajmë"

Ecim pranë njëri'tjetrit... nuk ka nevojë të kapemi për dore,
njëherë që çfarë të kapemi për dore...të kap veten prej leckash më mirë.

Ulemi të dy, ne stol, pranë pianos.
Dhe duke i rënë të dy së bashku.
Nuk mundesha dot...
Më lër ti bie pak unë. Kam nevojë të shfryj çfarë kam brenda...të lutem më lër të luaj.

"më ngadalë të lutem, dua të dëgjoj, kur i bie ngadalë"

Mundohem ti bie pak më fort se çduhet...pianissimot janë të rralla...nuk dua që të dëgjoj, rrahjet e zemrës sime ...zemër idiote, ndonjëherë.

Më pas ulem, dhe i lutem ti bie ai...

"Nuk di çfarë të luaj...jo, prit, kjo është për ty ...tani"

Muzikë minore, e mrekullueshme...
Të ulëras...ta rrëmbej...

jo...asgjë të këtillë...

jemi shok të një ideali të humbur....