Skena: Një dhomë e një familje borgjeze angleze , me karrige angleze.Një mbrëmje angleze. Zoti Smith, anglez, është ulur në karrigen e tij angleze, ka veshur pantofla angleze, dhe po pi nga llulla e tij angleze ndërsa lexon një gazetë angeleze, pranë një zjarri anglez. Ai ka syze angleze, një mustak të imët ngjyrë gri, angleze. Pranë tij, në një karrige tjetër angleze, Zonja Smith, angleze, është duke thurrur disa çorape angleze.
Një moment i gjatë qetësie angleze. Ora angleze kumbon 17 gjuajtje angleze.
Zonja Smith: Ja (Pa shih) ,vajti ora nëntë. Kemi ngrënë supë, peshk, patate të skuqura, sallatë angleze. Fëmijët pinë ujë anglez. Hëngrëm mirë këtë mbrëmje (u ngopëm mirë, sonte). Kjo, sepse ne jetojmë në rrethinat e Londrës dhe emri ynë është Smith.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë, kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Patatet e skuqura në vaj janë shumë të mira; vaji i sallatës nuk ishte i thartë. Vaji i ushqimores së cepit ka më kualitet sesa vaji i ushqimores përballë. Është biles më i mirë se vaji i ushqimores në fund të rrugës. Megjithatë, nuk dua t'u them atyre se vajin nuk e kanë të mirë.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë, kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Sidoqoftë, vaji i ushqimores së cepit është më i miri.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë, kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Maria i kishte skuqur patatet shumë mirë këtë rradhë. Herën e fundit nuk i kishte bërë mirë. Më pëlqejnë vetëm kur janë shumë kërce.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë, kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Peshku ishte i freskët. M'u lëngëzua goja. Mora dy herë. Jo, Tre herë. Më bëri të shkoja në banjo. Edhe ti more tre herë. Megjithatë herën e tretë more më pak se dy herët e para, kurse unë mora shumë më shumë. Sonte kam ngrënë më shumë se ty. Ç'ne? Zakonisht, je ti ai që ha më shumë. Nuk është se të ka humbur oreksi.
Zoti Smith: (kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Sidoqoftë, supa ishte paksa e kripur. Më me kripë se ti.Ha, ha, ha.Kishte shumë presh dhe jo shumë qepë. Më vjen keq që nuk e këshillova Marian të hidhte disa fidhe. Herën tjetër do ta di më mirë.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë,kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Djali ynë i vogël donte të pinte birrë sonte. Ia ka qejfi të pijë. Të ngjan ty. E vure re në tavolinë se si e vëzhgonte shishen? Ama, unë, i hodha ujë nga kana në gotën e tij. Ai kishte etje dhe e piu. Helena më ngjan mua: është nikoqire e mirë, ekonomike dhe i bie pianos. Kurrë ska kërkuar të pijë birrë angleze. Është si vajza jonë e vogël që pi vetëm qumësht dhe ha vetëm PORRIDGE. Duket qartë që është vetëm dy vjeç. Quhet Pegi.
Kuisheja dhe sfoliati me fasule ishin të mrekullueshme. Do të kishte qenë mirë, mendoj, të kishim pirë një gotë të vogël vere Burgonjë australiane me ëmbësirat, por s'e vura shishen në tavolinë sepse nuk dua t'iu jap fëmijëve një shembull të keq mbi nepsin. Ata duhet të mësojnë të jenë esëll dhe të matur në jetë.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë,kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Zonja Parker njeh një shitës ushqimesh rumun të quajtur Popesko Rosenfeld, i cili sapo ka ardhur nga Konstandinopoja. Është një specialt i shquar i kosit. Është i diplomuar nga shkolla e Kos-bërjes në Adrianopol. Nesër do shkoj të blej një kavanoz të madh me kos folkorik rumun. Jo gjithmonë mund të gjesh gjëra të këtilla këtu në rrethinat e Londrës.
Zoti Smith: (vazhdon të lexojë,kërcet gjuhën)
Zonja Smith: Kosi është i nevojshëm për stomakun, veshkat, apandesitin dhe apoteozën. Doktor Mekenzi King më ka thënë këtë, është doktori që kujdeset për fëmijët e komshinjve tave, Xhonsët. Është doktor i mirë. I besueshëm. Kurrë nuk rekomandon ilaçe të cilat nuk i ka provuar vetë.
Përpara se të operonte Parkerin, së pari operoi mëlçinë e tij, edhe pse nuk ishte aspak i sëmurë.
Zoti Smith: Por si e shpjegon që doktori është shëndoshë e mirë dhe Parkeri vdiq?
Zonja Smith: Sepse operacioni ishte i suksesshëm për doktorin dhe nuk ishte për Parkerin.
Zoti Smith: Atëherë Mekenzi nuk është doktor i mirë. Operacioni duhet të kishte qenë i suksesshëm për të dy, ose të dy duhet të kishin vdekur.
Zonja Smith: Përse?
Zoti Smith: Një doktor i përgjegjshëm duhet të vdesi bashkë me pacientin e tij nëse nuk shërohen dot. Kapiteni i një anije mbytet bashkë me anijen nëpër dallgë, ai nuk tenton të mbijetojë.
Zonja Smith: Nuk mund të krahasosh një të sëmurë me një anije.
Zoti Smith: E përse jo? Anija ka sëmundjet e saja gjithashtu, doktori yt është i shëndetshëm si një anije; ja përse ai duhet të ishte mbytur në të njëjtën kohë me pacientin e tij, tamam si kapiteni dhe anija e tij.
Zonja Smith: Ah! Nuk e kisha menduar kështu...Mbase është e vërtetë...dhe atëherë çfarë konkluzioni do nxirrje nga kjo?
Zoti Smith: Të gjithë doktorët janë sharlatanë .Të gjithë pacientët gjithashtu. Vetëm Marina Mbretërore është e ndershme në Angli.
Zonja Smith:Por jo marinarët.
Zoti Smith: Natyralisht.
PUSHIM
Zoti Smith, gjithmonë duke lexuar gazetën e tij. Ka diçka që nuk e kuptoj.Përse në gazetë , në rubrikën e gjendjes civile, tregojnë gjithmonë moshën e të vdekurve dhe asnjëherë të sapolindurve? Nuk bën sens.(Nuk ka sens)
Zonja Smith: S'e kam menduar ndonjëherë. (S'më ka vajtur mendja
një moment qetësie.Gongu bie 7 herë.Qetësi.Gongu bie tre herë.Qetësi.Gongu nuk bie.
Zoti Smith: Pa shih, Thuhet që ka vdekur Bobi Uatson.
Zonja Smith: Qyqja, i shkreti! Kur ka vdekur?
Zoti Smith: Pse habitesh kaq shumë? Ti e dije. Ai vdiq para 2 vjetësh. E mban mend, ishim në varrimin e tij, para një viti e gjysëm.
Zonja Smith: Normal që e mbaj mend. Mu kujtua direkt, por nuk e kuptoj përse Ti u habite aq shumë kur e lexove në gazetë.
Zoti Smith: Nuk ishte në gazetë. Ka tre vjet që flitet për vdekjen e tij. Mu kujtua nga një lidhje mendimesh.
Zonja Smith: Gjynaf! Ishte burrë zotni. (goxha i mbajtur)
Zoti Smith: Ishte kufoma më e bukur e Britanisë së madhe! Nuk e tregonte moshën. I shkreti Bobi, Kishte katër vjet që kishte vdekur dhe ishte ende i ngrohtë. Realisht një kufomë e gjallë. Dhe sa i qeshur dukej!
Zonja Smith: E shkreta Bobi.
Zoti Smith: Ti do të thuash, i shkreti Bobi.
Zonja Smith:Jo,e kam fjalën për gruan e tij. Kishte të njëjtin emër, Bobi, Bobi Uatson. Dhe meqë quheshin njësoj, nuk mund ti dalloje dot kur i shihje sëbashku. Vetëm pas vdekjes së tij , mund ta dinim kush ishte njëri dhe kush ishte tjetri. Megjithatë, edhe tani ka njerëz që e ngatërrojnë me të vdekurin dhe i japin ngushëllimet. Po ti a e ke parë?
Zoti Smith:Vetëm një herë, rastësisht, në varrimin e Bobit.
Zonja Smith: Unë nuk e kam parë kurrë. A është e bukur?
Zoti Smith: Ka linja të rregullta por nuk mund të them që është e bukur. Është shumë e madhe dhe burrërore. Linjat nuk i ka të rregullta por përsëri mund të them që është e bukur. Është paksa e vogël dhe e imët. Është mësuese kantoje.
Gongu bie 5 herë.Një qetësi e gjatë.
Zonja Smith: Dhe kur do të martohen të dy?
Zoti Smith: Pritet nga Pranvera.
Zonja Smith: Duhet të shkojmë në martesën e tyre.
Zoti Smith: Duhet t'u bëjmë dhuratë për dasmën. Ke ndonjë ide?
Zonja Smith: Përse mos u dhurojmë një nga shtatë pjatat e argjendit që na i kanë dhuruar për martesë dhenuk na kanë shërbyer për gjë?
Qetësi e shkurtër.Gongu bie 2 herë.
Zonja Smith: Sa keq që u bë vejushë në moshë kaq të re.
Zoti Smith: Me fat që nuk kishin fëmijë.
Zonja Smith: Edhe ajo do iu duhej(ngelej mangut). Fëmijë! Kallogrica çfarë do kishte bërë.
Zoti Smith: Është ende e re. Mund të martohet sërish. Zija i shkon aq shumë.
Zonja Smith: Po kush do kujdeset për fëmijët? Ti e di mirë , që ata kanë një djalë dhe një vajzë. Si i kanë emrat?
Zoti Smith: Bobi dhe Bobi, si prindërit. Xhaxhai i Bobi Uatson, plaku Bobi Uatson është i pasur dhe është shumë i lidhur me djalin. Ai mund të kujdeset për shkollimin e Bobit.
Zonja Smith: Do ishte zgjidhje e mirë.Dhe (biles) tezja e Bobi Uaston, plaka Bobi Uatson nga ana e saj mundet shumë mirë, të kujdeset për shkollimin e Bobi Uatsonit , të bijën e Bobi Uatson.Dhe kështu, e ëma e Bobi Uatson, Bobi, mundet të martohet sërish.Ka ndonjë kandidat ?
Zoti Smith: Po , një kushëri të Bobi Uatson
Zonja Smith: Kë? Bobi Uatsonin?
Zoti Smith: Për kë Bobi Uatson po flet?
Zonja Smith: Për Bobi Uatson, çunin e plakut Bobi Uatson, xhaxhain tjetër të Bobi Uatson, që vdiq.
Zoti Smith: Jo, s'është ai, është një tjetër. Është Bobi Uatson, i biri i plakës Bobi Uatson, halla e Bobi Uatson , që vdiq.
Zonja Smith: A, ti e ke fjalën për Bobi Uatson, sekserin?
Zoti Smith: Të gjithë Bobi Uatson janë seksera.
Zonja Smith: Çfarë pune e vështirë. Paçka, fitojnë mirë.
Zoti Smith: Po, vetëm kur nuk ka konkurrencë.
Zonja Smith: E kur nuk ka konkurrencë?
Zoti Smith: Të martën, të enjten dhe të martën.
Zonja Smith: Ah! Tre ditë në javë? E çfarë bën Bobi në këto ditë?
Zoti Smith: Hiç, Fle.
Zonja Smith: Por përse nuk punon këto tre ditë, meqë nuk ka konkurrencë?
Zoti Smith: Nuk mund të di çdo gjë. Nuk mund ti përgjigjem të gjitha pyetjeve të tua idiote!!!!
Zonja Smith.(e ofenduar): Oh! E thua këtë për të më lënduar?
Zoti Smith(duke buzëqeshur): Ti e di mirë që jo.
Zonja Smith: Të gjithë meshkujt njësoj janë. Uleni aty gjithë ditën, cigaren në gojë ose pudrosni hundën dhe lyeni buzët, 50 herë në ditë, sikur mos ishit duke pirë pa pushim.
Zoti Smith: E çfarë do thoje ti, sikur ti shihje meshkujt të silleshin si femrat gratë? Duke tymosur gjithë ditën, duke u pudrosur , duke lyer buzët, e duke pirë uiski?
Zonja Smith: Përsa më takon, as që dua t'ia di.Por, nëse e thua këtë për të më mërzitur, atëhere...ti e di që smë pëlqejnë këto shaka.
Ajo hedh çorapet tutje, dhe nxjerr dhëmbët. Çohet.
Zoti Smith çohet edhe ai, dhe drejtohet nga gruaja, me delikatesë
Oh, zogu im i vogël.(shishqebapi).Ti e di mirë që bëra shaka. e kap nga mesi dhe e puth.
Ah, sa qesharak jemi si cift i vjeter në dashuri. Eja, fikim dritat dhe shkojmë të bëjmë nani nani.
Maria: (duke hyrë në skenë) Unë jam shërbyesja. Kam kaluar një mbasdite shumë të bukur. Isha në kinema me një burrë dhe pashë një film me disa gra. Pas kinemasë shkuam të pinim konjak dhe qumësht dhe pastaj lexuam gazetën.
Zonja Smith: Shpresoj të kesh patur një mbasdite të bukur, të kesh shkuar në kinema me një burrë dhe të kesh pirë konjak dhe qumësht.
Zoti Smith: dhe gazetën.
Maria: Zoti dhe Zonja Martin , të ftuarit tuaj, janë tek dera. Po më presin mua. Kishin turp të vinin vetë. Sonte duhet të darkonin me juve.
Zonja Smith: Ah,Po! Ne po i prisnim. Dhe kishim uri. Gjersa ata nuk po dukeshin, ne vendosëm të hanim vetëm. Nuk kemi ngrënë gjithë ditën. Nuk duhet të kishe dalë!
Maria: Por juve më dhatë leje!
Zoti Smith: S'ka të bëjë.
Maria:(fillon të qeshi, pastaj të qajë, pastaj buzëqesh) Bleva një vazo për veten.
Zonja Smith: E dashur Maria, të lutem shko të hapësh derën dhe thuaji Zotit dhe Zonjës Martin të vijnë brenda. Po shkojmë të ndërrohemi.
(zoti dhe zonja Smith dalin në anën e djathë.Maria hap derën në anën e majtë nga ku hyjnë Zoti dhe Zonja Martin)
Maria: Përse erdhët kaq vonë? Nuk keni fare edukatë. Njerëzit duhet të jenë të përpiktë. Kuptoni? Megjithatë ulunu aty dhe prisni.
(Ajo del.Zoti dhe zonja Martin ulen përballë njëri tjetrit pa folur.I qeshin me turp njëri tjetrit.Dialogu që vijon duhet të recitohet në një zë monoton, me pak .........)
Zoti Martin: Më falni, zonjë, por më duket, vetëm mos qofsha gabim, se iu kam parë diku.
Zonja Martin: Edhe unë zotëri. Më duket sikur iu kam parë diku.
Zoti Martin: Mbase, rastësisht, mund t'iu kem takuar në Mançester?
Zonja Martin: Ka shumë mundësi.Unë jam nga qyteti i Mançesterit. Por kujtesën nuk e kam të mirë zotëri. Nuk mund të them se mund t'iu kem parë rastësisht aty ose jo.
Zoti Martin: Zot i madh, Sa çudi! Unë, gjithashtu, jam nga Mançesteri, Zonjë!
Zonja Martin: Shumë e çuditshme!
Zoti Martin: A nuk është e çuditshme! Vetëm se unë zonjë, jam larguar para 5 javësh nga Mançesteri.
Zonja martin: Sa e çuditshme! Çfarë koiçidence e habitshme! Unë gjithashtu, zotëri, u largova nga Mançesteri para 5 javësh.
Zoti Martin: Zonjë. Unë erdha me trenin e 8 30 të mëngjesit, që arrin në Londër në 4 e 45.
Zonja martin: Kjo është e çuditshme! Sa shumë e habitshme! Dhe çfarë koiçidence! Unë erdha me të njëjtin tren, zotëri, edhe unë gjithashtu.
Zoti Martin: Zot i madh, sa e çuditshme! Mbase, atëhere, iu kam parë në tren?
Zonja Martin: Ka shumë mundësi,nuk mund ta mohoj, është e pëlqyeshme dhe, mbi të gjitha, përse jo? ...por nuk më kujtohet asgjë, Zotëri.
Zoti Martin: Unë udhëtova në klasin e dytë, Zonjë. Në Angli nuk ka klas të dytë, por paçka, unë udhëtoja në klasin e dytë.
Zonja Martin: Sa e çuditshme! Sa e habitshme dhe çfarë koicidence! Edhe unë, Zotëri, udhëtova në klasin e dytë.
Zoti Martin: Sa e habitshme! Ne mbase jemi takuar në klasin e dytë, Zonjë e dashur!
Zonja Martin: Ka me të vërtetë shumë mundësi, dhe nuk mund ta mohoj. Por nuk më kujtohet, I dashur Zotëri.
Zoti Martin: Unë isha ulur në vagonin nr 8, në kompartimentin e gjashtë, e dashura Zonjë.
Zonja Martin: Oh, sa e çuditshme! Edhe unë isha ulur në vagonin 8, në kompartimentin e gjashtë, i dashur Zotëri.
Zoti Martin:Sa e çuditshme dhe ç'koiçidencë e habitshme! Mbase ne jemi takuar në kompartimentin e gjashtë, e dashur Zonjë?
Zonja Martin: Mbi të gjitha, ka shumë mundësi! Por, nuk e mbaj mend, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Të them të drejtën, e dashur Zonjë, as unë nuk e mbaj mend, por ka mundësi të jemi parë aty, dhe nëse e mendoj mirë, më duket shumë e mundshme.
Zonja Martin: Oh, me të vërtetë, sigurisht, me të vërtetë, Zotëri!
Zoti Martin: Sa e çuditshme! Unë isha ulur në sediljen numër 3, pranë dritares, e dashur Zonjë!
Zonja Martin: Oh, Zot i Madh! Sa e çuditshme dhe sa e habitshme! Unë isha ulur në sediljen numër 6, pranë dritares, përballë jush, zotëri!
Zoti Martin: Oh, Zot i Madh! Sa e çuditshme dhe çfarë koiçidence!...Ne paskemi qenë ballë për ballë e dashur Zonjë! Aty duhet të jemi parë!
Zonja Martin: Sa e çuditshme! Ka shumë mundësi, por nuk më kujtohet, Zotëri!
Zoti Martin: Të them të drejtën, e dashur Zonjë, as unë nuk e mbaj mend.Megjithatë, ka shumë mundësi të jemi parë për atë okazion.
Zonja Martin: Është e vërtetë, por nuk jam fare e sigurtë, Zotëri.
Zoti Martin: A nuk ishit ju, e Dashur Zonjë, gruaja që m'u lut ta ndihmoja për të vendosur valixhen mbi raft, dhe më falenderoi e më la të pija cigare?
Zonja Martin: Ah po, duhet të kem qenë unë, Zotëri! Sa e çuditshme, sa e çuditshme dhe çfarë koiçidence!
Zoti Martin: Sa e çuditshme, sa e habitshme, çfarë koiçidence! Epo mirë atëhere, mbase jemi takuar aty, zonjë.
Zonja Martin: Sa e habitshme dhe çfarë koiçidence! Ka shumë mundësi, i dashur Zotëri! Megjithatë, nuk mbaj mend gjë.
Zoti Martin:As unë, Zonjë!
Një moment qetësie.Gongu bie 2 1
Zoti Martin: Me ardhjen në Londër, jetoj në rrugën Bromfilld, e dashura Zonjë
Zonja Martin: Sa e çuditshme, sa e habitshme! Unë gjithashtu, me ardhjen në Londër jetoj në rrugën Bromfilld, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Sa e çuditshme, por atëhere, atëhere, ne mund të jemi takuar në rrugën Bromfilld.
Zonja Martin: Sa e çuditshme, sa e habitshme! Mbi të gjitha, ka shumë mundësi. Por nuk më thotë gjë, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Unë jetoj në nr 19, e dashur Zonjë.
Zonja Martin: Sa e çuditshme, edhe unë banoj në nr 19, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Po atëhere, atëhere, atëhere, atëhere, atëhere, mbase jemi parë në atë shtëpi, e dashur zonjë?
Zonja Martin: Ka shumë mundësi, por nuk më kujtohet, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Apartamenti im është në katin e pestë, nr 8, e dashur Zonjë!
Zonja Martin: Sa e çuditshme, O zot, Sa e habitshme! Dhe çfarë Koiçidence! Edhe unë jetoj në katin e pestë, apartamenti nr 8, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Sa e çuditshme, sa e çuditshme, sa e çuditshme dhe çfarë koiçidence! E dini, në dhomën time ka një krevat. Krevati ka një mbulesë jeshile. Kjo dhomë, me krevatin dhe mbulesën jeshile, është në fund të korridorit, midis banjos dhe bibliotekës, e dashur Zonjë!
Zonja Martin: Çfarë Koiçidence, oh Zoti i Madh, çfarë koiçidence! Dhoma ime, gjithashtu ka një krevat me një mbulesë jeshile dhe ndodhet në fund të korridorit, midis banjos, i dashur Zotëri, dhe bibliotekës.
Zoti Martin: Sa e çuditshme, habitshme, e paparë! Atëhere, e dashur Zonjë, ne jetokemi në të njëjtën dhomë dhe flikemi në të njëjtin krevat, e dashur Zonjë. Mbase Aty jemi takuar!
Zonja Martin: Sa e çuditshme, dhe çfarë koiçidence! Ka shumë mundësi të jemi takuar aty, biles mbrëmë.Por nuk më kujtohet, i dashur zotëri.
Zoti Martin: Unë kam një mbesë, mbesa ime jeton me mua, e dashur Zonjë. Është 2 vjeç, me flokë të verdha dhe ka një sy të bardhë dhe një sy të kuq, është shumë e bukur, dhe quhet Alis, e dashur Zonjë
Zonja Martin: Sa e koiçidencë e habitshme! Edhe unë kam një mbesë që është 2 vjeç, me një sy të bardhë dhe një të kuq, është shumë e bukur, dhe quhet Alis, i dashur Zotëri.
Zoti Martin: Sa e habitshme, çfarë koiçidence dhe e habitshme! Mbase është e njëjta e dashur zonjë!
Zonja Martin: Sa e çuditshme! Ka shumë mundësi, i dashur Zotëri.
Një moment i gjatë qetësie....gongu bie 27 herë.
Zoti Martin , pas një reflektimi të gjatë, ngrihet ngadalë , pa u shpejtuar dhe drejtohet nga Zonja Martin,që rri e habitur nga natyra e Zotit Martin, çohet gjithashtu , me shumë delikatesë.
Zoti Martin, me të njëjtin zë, monoton,
Atëhere e dashur Zonjë, besoj se nuk ka më dyshime, ne jemi parë më përpara, dhe ju jeni gruaja ime.....Elisabet, të gjeta!
Zonja martin i afrohet Zotit Martin pa u shpejtuar.Puthen pa ekspresion.
Gongu bie një herë shumë fort.
Gongu duhet të jetë aq i fortë, sa ti trembi spektatorët.
Zonja Martin: Ah je ti Donald, darling!
Ulen në të njëjtin kolltuk, rrinë të përqafuar dhe dremisin. Gongu bie disa herë. Maria në majë të gishtave, me gishtin tek buzët, hyn qetësisht në skenë, dhe i flet publikut.
SKENA V
Të njëjtët bashkë me Marian.
Maria: Elisabeta dhe Donaldi, tashmë janë shumë të lumtur për të më dëgjuar. Kështu mund t'iu them një sekret. Elisabeta nuk është Elisabeta, Donaldi nuk është Donaldi. Ja dhe Prova: Fëmija që foli Donaldi nuk është vajza e Elisabetës, nuk është i njëjti person. Vajza e Donaldit ka një sy të bardhë dhe tjetrin të kuq, tamam si vajza e Elisabetës. Por ndërsa fëmija e Donaldit ka syrin e djathtë të bardhë dhe të majtin të kuq, fëmija e Elisabetës, ka syrin e djathtë të kuq dhe të majtin të bardhë. Kështu gjithë teoria e Donaldit bie poshtë nga ky fakt i fundit. Paçka koiçidencave të habitshme, duke qenë se Donaldi dhe Elisabeta nuk janë prindërit e të njëjtit fëmi, atëhere nuk janë Donaldi dhe Elisabeta. Ai kujton se është Donaldi, dhe ajo kujton se është Elisabeta. Ai kujton se ajo është Elisabeta. Ajo kujton se ai është Donaldi: gabojnë shumë. Por kush është Donaldi i vërtetë? Kush është Elisabeta e vërtetë? Kujt i intereson të zgjasi këtë konfuzion? Nuk e di. Nuk do mundohemi ta dimë. Le ti lejmë gjërat siç janë. (Ajo bën disa hapa drejt derës, pastaj i rikthehet sërish publikut) Emri im i vërtetë është Sherlok Holms.
Del nga skena
Skena VI
Të njëjtët pa Marian.
Gongu bie shpeshherë sipas qejfit. Pas disa çastesh Zonja dhe Zoti Martin ndahen dhe ulen në vendet e mëparshme.
Zoti Martin: Le të harrojmë, Darling, çdo gjë që nuk ka ndodhur midis nesh, dhe tani që u rigjetëm le të mos humbasim më dhe të jetojmë si dikur.
Zonja Martin: Po , Darling.
Skena VII
Të njëjtët bashkë me Smithsat.
Zonja dhe Zoti Smith, hyjnë nga e djathta, me të njëjtat rroba.
Zonja Smith: Mirëmbrëma të dashur miq! Të na falni që iu lamë të prisnit kaq gjatë. Menduam që duhet t'iu bënim respektin e duhur (që meritoni) dhe sapo morrëm vesh që kishit dëshirën e mirë për të na vizituar pa na lajmëruar, shkuam të visheshim për këtë rast.
Zoti Smith (i nervozuar): Nuk kemi futur asgjë në gojë gjithë ditën. Kemi katër orë që iu presim. Përse erdhët kaq vonë?
Zonja dhe Zoti Smith ulen përballë të ftuarve. Gongu nënvizon fjalitë, me pak apo shumë forcë, sipas rastit.
Martinët, më shumë Zonja Martin, duken në siklet dhe të turpshëm. Për këtë shkak dialogu fillon me shumë vështirësi dhe fjalët mezi i nxjerrin. Një qetësi e sikletshme në fillim, dhe më pas pauza të tjera dhe hezitime.
Zoti Smith: Hm.
Pauzë.
Zonja Smith: Hm, Hm.
Pauzë.
Zonja Martin: Hm, Hm, Hm.
Pauzë.
Zoti Martin: Hm, Hm, Hm, Hm.
Pauzë.
Zonja Martin: Oh, më së fundi.
Pauzë.
Zoti Martin: Qenkemi të gjithë me kollë.
Pauzë.
Zoti Smith: Megjithatë, nuk bën ftohtë.
Pauzë.
Zonja Smith: Nuk ka as korrent.
Pauzë.
Zoti Martin: Fatmirësisht jo.
Pauzë.
Zoti Smith: Obobobo!
Puazë.
Zoti Martin: A ndiheni mirë?
Puazë.
Zonja Smith: Jo. Po mërzitet.
Pauzë.
Zonja Martin: Oh, Zotëri, nuk duhet në këtë moshë. ( në këtë moshë, nuk duhet)
Pauzë.
Zoti Smith: Zemra nuk ka moshë.
Pauzë.
Zoti Martin: Ke të drejtë.
Pauzë.
Zonja Smith: Kështu thuhet.
Pauzë.
Zonja Martin: Thuhet edhe e kundërta.
Pauzë.
Zoti Smith: E vërteta qëndron mes të dyjave.
Pauzë.
Zoti Martin: E Saktë.
Pauzë.
Zonja Smith (duke iu drejtuar Martinëve) : Ju që udhëtoni shumë, duhet të keni histori interesante për të na treguar.
Zoti Martin (gruas së tij): E dashur, na trego se çfarë ke parë sot.
Zonja Martin: Nuk ia vlen. Nuk do ta besonit.
Zoti Smith: As nuk e vëmë në dyshim sinqeritetin tuaj.
Zonja Smith: Do të na ofendoje nëse mendon kështu.
Zoti Martin (gruas së tij): Do ti ofendosh nëse mendon kështu....
Zonja Martin (e lumtur): Eh mirë atëherë. Sot, kam parë diçka të jashtëzakonshme, të pabesueshme.
Zoti Martin: Jepi, trego e dashur!
Zoti Smith: Oh, do kënaqemi!
Zonja Smith: Më së fundmi!
Zonja Martin: Sot duke shkuar për në pazar për të blerë perime, që dita ditës shtrenjtohen....
Zonja Smith: Kur do ti vijë fundi!
Zoti Smith: Mos e ndërprit e dashur, shejtane.
Zonja Martin: Pranë një kafeje, në rrugë, pashë nje Zotëri të veshur mirë, rreth të pesëdhjetave, mbase më i ri, që...
Zoti Smith: Që çfarë?
Zonja Smith: Që çfarë?
Zoti Smith (gruas së tij): Mos e ndërprit e dashur, je pa takt.
Zonja Smith: I dashur, ishe ti që e ndërpreve i pari, harbut!
Zoti Martin: Shtt! (gruas së tij) E çfarë bëntë ky Zotëria?
Zonja Martin: Ju do thoni që po e shpik(që ia fus kot) por ai kishte vënë gjurin në tokë dhe ishte kërrusur.
Zoti Martin, Zoti Smith, Zonja Smith: AH!!!
Zonja Martin: Po, gërrmuq!
Zoti Smith: E pamundur!
Zonja Martin: Po, gërrmuq.Iu afrova për ta parë se ç'po bënte..
Zoti Smith: E atëhere?
Zonja Martin: Po lidhte lidhëset e këpucës që ishin zgidhur.
Zoti Martin, Zoti Smith, Zonja Smith: Fantastike!
Zoti Smith: Nëse do ma kishte treguar dikush tjetër, nuk do ta besoja!
Zoti Martin: Përse jo? Kur shëtit, mund të shohësh gjëra ende më të jashtëzakonshme. Unë përshëmbull, sot në metro, pashë një burrë që ishte ulur në stol dhe lexonte gazetën.
Zonja Smith: Çfarë personazhi!
Zoti Smith: Mbase ishte i njëjti!
Bie zilja e derës.
Zoti Smith: Shih shih, po bie zilja.
Zonja Smith: Duhet të jetë dikush. Po shkoj të shoh. (Ajo shkon. Hap derën dhe vjen) Askush.
Ulet.
Zoti Martin: Do t'iu them dhe një rast tjetër....
Bie zilja sërish.
Zoti Smith: Shih, Shih! Po bie zilja!
Zonja Smith: Duhet të jetë dikush. Po shkoj të shoh. (Ajo shkon.Hap derën dhe vjen) Askush.
Ulet sërish.
Zoti Martin, që ka harruar ku e kishte lënë muhabetin: Uff!
Zonja Martin: Po thoje që do na tregoje një tjetër rast...
Zoti Martin: Ah,po...
Bie zilja.
Zoti Smith: Shih Shih, po bie zilja!
Zonja Smith: Nuk do shkoj sërish të hap derën.
Zoti Smith: Mirë, Po duhet të jetë dikush.
Zonja Smith: Herën e parë nuk kishte njeri. Herën e dytë nuk kishte njeri. Përse mendon ti që duhet të jetë dikush tani?
Zoti Smith: Sepse ra zilja!
Zonja Martin: Nuk ka lidhje.
Zoti Martin: Urdhëro? Kur bie zilja e derës domethënë që është dikush tek dera që i bie ziles që ne t'i hapim derën.
Zonja Martin: Jo gjithmonë. E pe pak më para!
Zoti Martin: Në të shumtën e rasteve, po.
Zoti Smith: Unë kur shkoj tek dikush, i bie ziles që të hyj. Të gjithë veprojnë kështu dhe sa herë bie zilja, domethënë që është dikush.
Zonja Smith: Teorikisht, është e vërtetë! Por në realitet, gjërat ndodhin ndryshe. E pe vetë pak më para!
Zonja Martin: Gruaja juaj ka të drejtë!
Zoti Martin: Oh ju gratë! Gjithmonë i dilni në krah njëra-tjetrës!
Zonja Smith: Epo mirë, po shkoj të shoh! Ti do thuash që jam e fiksuar, por do ta shohësh që nuk ka njeri! (Shkon për të parë. Hap derën dhe pastaj e mbyll). E sheh? Askush!
Ulet ne vendin e saj.
Zonja Smith: Oh këta meshkujt, që gjithmonë duan të kenë të drejtë edhe pse janë gjithmonë gabim.(ia fusin kot)
Dëgjohet zilja përsëri.
Zoti Smith: Shih shih, Po bie zilja. Duhet të jetë dikush.
Zonja Smith, që duket shumë e nervozuar: Nuk do shkoj të hap derën përsëri.E pe vetë që është e panevojshme. Eksperienca na mësoi se sa herë që bie zilja e derës, do të thotë që nuk ka asnjeri.
Zonja Martin: Asnjëherë!
Zoti Smith: Në të vërtetë është gabim. Kur bie zilja e derës do të thotë që është dikush.
Zonja Smith: Nuk e pranon që e ka gabim!
Zonja Martin: Edhe burri im kokëfortë është.
Zoti Smith: Është dikush.
Zoti Martin: Nuk është e pamundur.
Zonja Smith, burrit të saj: Jo.
Zoti Smith: Po.
Zonja Smith: Të them që Jo. Në çdo rast, mos më shqetëso më për hiçmosgjë. Nëse do ta dish, shko dhe shih vetë!
Zoti Smith: Do shkoj!
Zonja Smith ngre supet. Zonja Martin tund kokën.
Zoti Smith, duke hapur derën: Oh! How do you do! (i hedh një shikim Zonjës Smith dhe çiftit Martin, që duken të habitur) Është kapiteni i zjarrfikësve!
Skena VIII
Të njëjtët , kapiteni i zjarrëfikësve.
Zjarrëfikësi, ai ka veshur një kakore të madhe shkëlqyese dhe uniformën: Mirëmbrëma Zonja dhe Zotërinj. (ata janë ende të habitur.Zonja Smith , e nervozuar, kthen kokën dhe nuk e përshëndet). Mirëmbrëma Zonja Smith. Dukeni e zemëruar.
Zonja Smith: Oh!
Zoti Smith: Dëgjoni, gruaja ime është e tupëruar pasi u vërtetua që nuk kishte të drejtë.
Zoti Martin: Zoti dhe Zonja Smith po diskutonin, Zoti kapiten i Zjarrëfikësve.
Zonja Smith Zotit Martin: Nuk iu takon të flisni! (i drejtohet Zotit Smith) Të lutem, mos lejo të huajt të merren me sherret tona familjare.
Zoti Smith: Mos i vej kaq rëndësi e dashur. Kapiteni është një mik i vjetër i familjes. E ëma më ka pas gjuajtur, të jatin, e kam pat njohur. Më kërkoi që ti jepja vajzën time për nuse, nëse do kisha një. Vdiq në pritje.
Zoti Martin: Nuk është as faji yt, as i tij.
Zjarrëfikësi: Si përfundim, çfarë po ndodh?
Zonja Smith: Burri im pretendonte që...
Zoti Smith: Jo, ti pretendoje!
Zoti Martin: Po ajo, ajo!
Zonja Martin: Jo, Ai!
Zjarrëfikësi: Mos u acaroni! Tregomë Zonja Smith!
Zonja Smith: Epo mirë atëhere! Më shqetëson tiu flas kaq hapur, por një Zjarrëfikës është gjithashtu i besuar.
Zjarrëfikësi: Atëherë?
Zonja Smith: Po ziheshim sepse burri im thoshte që kur bie zilja e derës është gjithmonë dikush.
Zoti Martin: Duket ...
Zonja Smith: Kurse unë, thoja që sa herë bie zilja e derës, do të thotë që ska njeri.
Zonja Martin: Mund të duket e çuditshme.
Zonja Smith: Por është e vërtetuar, jo nga demostrimet teorike, por nga faktet.
Zoti Smith: Gjersa Zjarrëfikësi është këtu, është e pavërtetë. Ai i ra ziles, unë hapa derën, ai ishte aty.
Zonja Martin: Kur?
Zoti Martin: Sapo.
Zonja Smith: Po, por ama vetëm pasi dëgjuam zilen për herë të katërt që ishte dikush, dhe hera e katërt nuk quhet.
Zonja Martin: Ashtu është. Vetëm tre herët e para quhen.
Zoti Smith: Zoti Kapiten, më lejoni t'iu bëj disa pyetje.
Zjarrëfikësi: Sigurisht.
Zoti Smith: Kur iu hapa derën dhe iu pashë juve, a ishit ju ai që i ra ziles?
Zjarrëfikësi: Po, unë isha.
Zoti Smith: A ishit tek dera? I ratë ziles për të hyrë?
Zjarrëfikësi: Nuk e mohoj.
Zoti Smith, gruas së tij me krenari: E sheh? Kisha të drejtë! Kur dëgjojmë zilen e derës do të thotë që dikush po i bie ziles. Dhe sigurisht nuk mund të thuash që Kapiteni i Zjarrëfikësve nuk është dikush.
Zonja Smith: Sigurisht që jo. Po ta përsëris edhe njëherë që po flas për tri herët e para, sepse e katërta nuk quhet.
Zonja Martin: Po kur ra zilja herën e parë, ishit ju?
Zjarrëfikësi: Jo, nuk isha unë.
Zonja Martin: E shihni? Ra zilja, po nuk ishte akush.
Zoti Martin: Mbase mund të ketë qenë dikush tjetër.
Zoti Smith: Kishit shumë kohë që po rrinit tek dera?
Zjarrëfikësi: Treçerek ore.
Zoti Smith: Dhe nuk patë askënd?
Zjarrëfikësi: Askënd. Jam i sigurtë.
Zonja Martin: A e dëgjuat zilen herën e dytë?
Zjarrëfikësi: Po, por nuk i rashë unë. Dhe nuk ishte askush aty.
Zonja Smith: Fitore! Kisha të drejtë!
Zoti Smith: Mos u shpejto.(zjarrëfikësit) Dhe çfarë po bënit tek dera?
Zjarrëfikësi: Hiç. Po rrija. Po mendoja për shumë gjëra.
Zoti Martin zjarrëfikësit: Po herën e tretë..a nuk ishit ju që i ratë ziles?
Zjarrëfikësi: Po, unë isha.
Zoti Smith: Por ama kur hapëm derën, nuk iu pamë.
Zjarrëfikësi: Sepse u fsheha...për gallatë.
Zonja Smith: Mos qeshni, zoti Kapiten. Çështja është shumë e nderë.
Zoti Martin: Si përdfundim, nuk mund ta dimë kur bie zilja, nëse është dikush apo jo.
Zonja Smith: Askush!
Zoti Smith: Gjithmonë dikush!
Zjarrëfikësi: Do t'iu bëj të bini dakort. Që të dy keni nga pak të drejtë. Sa herë që bie zilja, ndonjëherë është dikush, herët e tjera askush.
Zoti Martin: Duket logjike.
Zonja Martin: Edhe unë kështu besoj.
Zjarrëfikësi: Gjërat janë të thjeshta në realitet. (çiftit Smith) Puthuni.
Zonja Smith: U puthëm qëpari.
Zoti Martin: Do puthen nesër. Kanë shumë kohë të lirë.
Zonja Smith: Zoti Kapiten, meqë na ndihmuat për të kthjelluar këtë çështje, rrini më rehat, hiqeni kokoren dhe uluni për pak.
Zjarrëfikësi: Të më falni, por nuk kam shumë kohë. Do doja shumë të hiqja kakoren, por nuk mund të ulem. (Ai ulet, pa e hequr kokoren). Duhet ta pranoj që erdha këtu për nje tjetër arsye. Jam në orar pune.
Zonja Smith: Çfarë mund të bëjmë për juve, Zoti Kapiten?
Zjarrëfikësi: Ju lutem të më falni meqë jam diskret...(i sikletosur) ehhh...(tregon me gisht nga çifti Martin) a mundem...në sy të tyre...
Zonja Martin: Mos e vrisni mendjen.
Zoti Martin: Ne jemi miq të vjetër. Ata na tregojnë gjithçka.
Zoti Smith: Fol.
Zjarrëfikësi: E mirë atëherë. A ka zjarr këtu tek ju?
Zonja Smith: Përse na pyet?
Zjarrëfikësi: Sepse...të më falni, kam marrë urdhër të fik të gjithë zjarret e qytetit.
Zonja Martin: Të gjithë?
Zjarrëfikësi: Po, të gjithë zjarret.
Zonja Smith, konfuze: Nuk e di...nuk besoj, doni që të kontrolloj?
Zoti Smith duke thithur hundët: Nuk ka asgjë. Nuk ndjehet asnjë erë tymi.
Zjarrëfikësi (i mërzitur): Asgjë fare? Nuk është se keni ndonjë zjarr të vogël në oxhak, kuzhinë, bodrum ose papafingo? Një shkëndijë të paktën?
Zonja Smith: Nuk dua tiu zhgënjej por mendoj që nuk ka asgjë për momentin këtu. Ju premtoj që do iu lajmëroj sapo të ketë diçka.
Zjarrëfikësi: Mos harronit, do më bënit nder.
Zonja Smith: Ua premtoj.
Zjarrëfikësi çiftit Martin: Po nga ju, nuk po digjet gjë?
Zonja Martin: Jo fatkeqësisht.
Zoti Martin zjarrëfikësit: Gjërat nuk po shkojnë mirë këto kohët e fundit.
Zjarrëfikësi: Shumë keq. Nuk ka thuajse asgjë. ....Asgjë serioze. Nuk po vjen asgjë. Dhe ndërkohë që nuk ka rendiment, fitimet janë shumë të vogla.
Zoti Smith: Asgjë nuk po shkon mirë. Ngado është e njëjta situatë. Biznesi, agrikultura, sivjet është si zjarret, asgjë nuk po shkon mirë.
Zoti Martin: Ska grurë, ska zjarr.
Zjarrëfikësi: As përmbytje.
Zonja Smith: Por ka sheqer.
Zoti Smith: Sepse është i importuar.
Zonja Martin: Për zjarrin është më e vështirë. Është shumë i shtrenjtë!
Zjarrëfikësi: Ashtu është, por ka një a dy asfiski me gaz, por edhe ato shumë të rralla. Meqë ra fjala, një grua e re u asfiksua javën e kaluar, kishte lënë gazin hapur.
Zonja Martin: E kishte harruar?
Zjarrëfikësi: Jo, kishte kujtuar se ishte krëhëri i saj.
Zoti Smith: Kështu ngatërresash janë gjithmonë të rrezikshme.
Zonja Smith: Po, shitësin e shkrepësve a e keni takuat?
Zjarrëfikësi: Skam çfarë të bëj atje. Ai është i siguruar kundra zjarrit.
Zoti Martin: Shkoni atëherë në emrin tim, tek Vikari i Uejkëfilld!
Zjarrëfikësi: Nuk kam të drejtë të fik zjarret e priftërinjve. Bishopi do nervozohej. I fikin vetë zjarret ose ua fikin VESTALES.
Zoti Smith: Shkoni shihni Durandët.
Zjarrëfikësi: Nuk mundem as aty. Nuk është anglez. Është i natyralizuar. Të natyralizuarit kanë të drejtë të kenë shtëpi, por jo t'iu fiket zjarri nëse shtëpitë marrin flakë.
Zonja Smith: Megjithatë, kur u mori zjarr vitin e kaluar, e fikën.
Zjarrëfikësi: E fiku vetë. Klandestinisht. Po nuk do ta denoncoj unë për këtë.
Zoti Smith: As unë.
Zonja Smith: Zoti Kapiten, meqë nuk jeni me ngut, rrini pak më shumë. Do të na i bënit qejfin.
Zjarrëfikësi: A doni t'iu tregoj një barcaletë?
Zonja Smith: Oh, patjetër! Jeni kaq i mirë!
Puthen.
Zoti Smith, Zonja Martin, Zoti Martin: Po, po , barcaleta! Bravo!
Zoti Smith: Dhe interesante është që të gjitha historitë e zjarrëfikësve janë të vërteta, të jetuara nga ta.
Zjarrëfikësi: Unë tregoj nga eksperiencat e mia. Të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Asgjë të shpikur.
Zoti Martin: E saktë! E vërteta nuk gjehet nëpër libra, vetëm në jetën reale.
Zonja Smith: Filloni!
Zoti Martin: Filloni!
Zonja Martin: Pushoni, po fillon.
Zjarrëfikësi kollitet disa herë: Të më falni. Më vjen turp kur më shihni ashtu. Ju e dini që unë jam i turpshëm.
Zonja Smith: Sa i mirë që është!
Puthen.
Zjarrëfikësi: Do filloj tani, po më premtoni që nuk do dëgjoni.
Zonja Smith: Po nëse nuk do t'iu dëgjojmë nuk do t'iu dëgjojmë.
Zjarrëfikësi: Nuk e kisha menduar!
Zonja Smith: Iu thashë! Është si një çilimi.
Zoti Martin, Zoti Smith: Oh, i vogli!
Puthen.
Zonja Martin: Hajde Kurajo!
Zjarrëfikësi: Mirë atëherë. (Kollitet, dhe fillon me një zë emocional që të bën të dridhesh) "Qeni dhe Lopa", fabul eksperimantale: Një herë, një lopë pyeti një qen : "Përse nuk e ke ngrënë nofkën tënde?" "Më fal, ia ktheu qeni, por kujtoja se isha elefant."
Zonja Martin: Kush është morali?
Zjarrëfikësi: Duhet ta gjeni vetë.
Zoti Smith: Ka të drejtë.
Zonja Smith e nervozuar: Një tjetër.
Zjarrëfikësi: Një viç kishte ngrënë shumë gota në tokë, dhe si rrjedhojë u detyrua të lindte, kështu që lindi një lopë. Duke qenë se viçi nuk ishte femër, lopa nuk mund ta thërriste dot "mama". Nuk mund ta thërriste as "baba" se viçi ishte tepër i vogël. Viçi atëherë u detyrua të martohej me një njeri, dhe zyra e celebrimeve u morr me të gjitha procedurat e modës së ateherëshme.
Zoti Smith: Modës së Kaenit.
Zoti Martin: Si tripes ( stomaku i dytë i lopës)
Zjarrëfikësi: E kishit dëgjuar?
Zonja Smith: Të gjitha gazetat kanë shkruar për të.
Zonja Martin: Ka ndodhur jo shumë larg shtëpisë sonë.
Zjarrëfikësi: Do t'iu tregoj një tjetër."Gjeli". Një herë ishte një gjel që donte të bëhej qen. Por nuk pati fat (i eci) sepse të gjithë e zbuluan.
Zonja Smith: Nga ana tjetër, qeni që donte të bëhej gjel, nuk u zbulua asnjëherë.
Zoti Smith: Po iu tregoj dhe unë një: " Gjarpëri dhe Dhelpra" . Një herë, gjarpri iu afrua dhelprës dhe i tha: "Më duket se ju njoh." Dhelpra ia ktheu: " Edhe mua" "Atëherë, ia ktheu gjarpri, më jepni ca lek" "Një dhelpër nuk jep kurrë para" ia ktheu kafsha tinzare që duke u munduar tia mbathte, u hodh në një gropë plot me luleshtrydhe dhe miell pule. Por gjarpri po rrinte aty duke e pritur me një të qeshur Mefistofelike. Dhelpra nxorri thinkën duke i bërtitur: "Do të të mësoj se si jetohet" dhe filloi të vraponte duke i kthyer shpinën. Nuk pati shans sepse gjarpri ishte më i shpejtë. Me një grusht të mirë, i ra dhelprës në fytyrë që u thye në njëmijë copa, duke ulërtitur: " Jo! Jo! Jo katër herë! Nuk jam jot bijë!"
Zonja Martin: Interesante.
Zonja Smith: Jo keq.
Zoti Martin, i jep dorën Zotit Smith : Përgëzimet e mia.
Zjarrëfikësi xheloz: S'është e famshme. Dhe mbi të gjitha, e dija.
Zoti Smith: E tmerrshme.
Zonja Smith: Por nuk është histori e vërtetë ama.
Zonja Martin: Fatkeqësisht po.
Zoti Martin, zonjës Smith: Është rradha juaj, Zonjë.
Zonja Smith: Unë vetëm njëdi. Do tua tregoj. Quhet : "Buqeta"
Zoti Smith: Gruaja ime gjithmonë ka qenë romantike.
Zoti Martin: Është angleze safi.
Zonja Smith: Ja: Një herë një i fejuar i dha një buqetë me lule të fejuarës së tij që i tha "Faleminderit", por para se ajo ti thoshte faleminderit, ai, pa thënë një fjalë, ia morri lulet që i kishte sjellë dhe për ti dhënë një mësim të mirë, i tha "Po i marr" pastaj i tha "Mirupafshim" dhe i morri lulet e iku sa andej këndej.
Zoti Martin: E mrekullueshme!
E puth ose jo Zonjën Smith.
Zonja Martin: Zoti Smith, ju keni një grua që të gjithë ua kanë zili.
Zoti Smith: E vërtetë. Gruaja ime është inteligjenca vetë. Ajo është edhe më inteligjente se unë. Mbi të gjitha, është më shumë femërore. Kështu thuhet.
Zonja Smith zjarrëfikësit: Edhe një, Kapiten.
Zjarrëfikësi: Oh jo, është vonë tani.
Zoti Martin: Një të fundit.
Zjarrëfikësi: Jam tepër i lodhur.
Zoti Smith: Na i bëni këtë nder.
Zoti Martin: Ju lutem.
Zjarrëfikësi: Jo.
Zonja Martin: Akull e keni zemrën. Ne jemi ulur mbi karbon të nxehtë.
Zonja Smith, e ulur në gjunjë duke qarë, ose nuk e bën këtë: Ju përgjërohem.
Zjarrëfikësi: Në rregull!
Zoti Smith në veshin e Zonjës Martin: Pranoi! Do të na acarojë përsëri.
Zonja Martin: Sht!
Zonja Smith: Pa fat! Isha shume dashur.
Zjarrëfikësi: "Rrufa": Kunati im, kishte nga i ati një kushëri gjerman, daja e të cilit kishte një vjehërr që gjyshi i tij nga ana e të atit kishte martuar në dasmën e dytë një vajzë të re indigjene, vëllai i së cilës, në një nga udhëtimet e tija, kishte takuar një vajzë me të cilën u dashurua dhe pati një djalë i cili u martua me një farmaciste sypatrembur që nuk ishte tjetër veçse mbesa e një oficeri të panjohur të klasit të katërt të Marinës Britanike dhe njerku i tij kishte nje teze që fliste rrjedhshëm spanjishten, dhe që ishte, mbase, një nga mbesat e një inxhinieri që kishte vdekur i ri, nipi i një pronari vreshtash ku prodhonin një verë mediokre, por që kishte një kushëri të dytë, shtëpiak, serxhent maxhor, djali i të cilit ishte i martuar me një vajzë të mirë, të bukur, të divorcuar, e cila burrin e parë të saj e kishte të birin e një patrioti të sinqertë i cili me shpresën për t'u pasuruar, kishte martuar me mblesëri një nga vajzat e tij me një roje klubi që kishte takuar Rotçildin dhe që i vëllai, pasi kishte ndërruar shumë profesione, u martua dhe pati një vajzë me strabizëm dhe mbante syzet që ia kishte dhënë një kushëri i tij, kunat i një portugezi, djali natyral i një mullixhiu, jo shumë i varfër, vëllai prej qumështi i të cilit kishte marrë për grua një vajzë të një ish-doktor fshati, martuar tre herë, gruaja e tretë e së cilit...
Zoti Martin: Nëse nuk gaboj, më duket se e njoh gruan e tij të tretë. Ajo hante pulë në një GUEPIER.
Zjarrëfikësi: Nuk është e njëjta.
Zonja Smith: Shtt!!
Zjarrëfikësi: Po thoja....gruaja e tretë e të cilit ishte vajza e njërës prej mamive më të mira në krahinë, e cila kishte ngelur kallogrice që në moshë të re....
Zoti Smith: Si gruaja ime.
Zjarrëfikësi:...ishte rimartuar me një xhamaxhi, plot me jetë, që kishte patur, me ngocën e shefit të stacionit të trenit , një fëmi i cili kishte arritur tia gjente në këtë ketë udhën...
Zonja Smith: Hekurudhën..
Zoti Martin: Si lojë me letra.
Zjarrëfikësi: Dhe kishte martuar një tregtare kërmijsh, i ati i së cilës kishte një vëlla, kryetar bashkie i një qyteti të vogël, dhe kishte për grua një mësuese bionde , kushëriri i së cilës, peshkatar i linjës...
Zoti Martin: Linjës Vdekja?
Zjarrëfikësi:...kishte marrë për grua, një tjetër mësuese bionde, të quajtur gjithashtu Maria, vëllai i së cilës ishte martuar me një tjetër Maria, gjithashtu mësuese bionde...
Zoti Smith: Përderisa është bionde, duhet të quhet Maria.
Zjarrëfikësi:...i ati i së cilës ishte rritur në Kanada nga një grua e vjetër që ishte mbesa e një prifti, gjyshja e të cilit shpeshhere në dimër, ishte, si e gjithë bota, me rrufë.
Zonja Smith: Histori kurioze. Gati e pabesueshme.
Zoti Martin: Kur të zë Rrufa duhet të marrësh bufa.
Zoti Smith: Është një kujdesje tërësisht e panevojshme, por shumë e domosdoshme.
Zonja Martin: Më falni, Zoti Kapiten, por unë nuk e kuptova mirë historinë tuaj. Në fund, kur arrijmë në gjyshen e priftit, e humba fillin.
Zoti Smith: GJithmonë, e humbasim fillin në duart e priftit.
Zonja Smith: Oh, po , Kapiten! Ritregojeni! Të gjithë po ua kërkojnë.
Zjarrëfikësi: Ah, nuk e di nëse do të mundesha. Jam në orar pune. Varet se çfarë ore është.
Zonja Smith: Në këtë shtëpi nuk mbajmë ora.
Zjarrëfikësi: Po gongu?
Zoti Smith: Ai punon kot. Ka shpirtin e kundërshtimit. Bie sa herë që është e kundërta e orës së saktë.
SKENA IX
Të njëjtët, bashkë me Marian
Maria: Zonjë....Zotëri...
Zonja Smith: Çfarë do?
Zoti Smith: Çfarë kërkon këtu?
Maria: Zonja dhe Zotëria të më falin...dhe këto Zonja dhe Zotërinj gjithashtu...do të doja...do të doja...tiu tregoja dhe unë nje barcaletë.
Zonja Martin: Çfarë thotë?
Zoti Martin: Më duket se shërbëtorja e miqve tanë po shkallon... Ajo do gjithashtu të tregojë një barcaletë.
Zjarrëfikësi: Kush i duket vetja asaj? (e sheh) Oh!
Zonja Smith: Po ti çke që fut hundët?
Zoti Smith: Nuk keni vend fare këtu, Maria....
Zjarrëfikësi: Oh! Po qenka ajo! E pabesueshme!
Zoti Smith: Po ju?
Maria: E pabesueshme! Këtu?
Zonja Smith: Çfarë është gjithë kjo mesele?
Zoti Smith: A e njihni njëri tjetrin?
Zjarrëfikësi: Posi Jo!
Maria i hidhet Zjarrëfikësit në qafë : Jam shumë e lumtur që po iu shoh...më së fundi!
Zoti dhe Zonja Smith: Oh!
Zoti Smith: Kjo është shumë për ne që jetojmë këtu, në rrethinat e Londrës!
Zonja Smith: Nuk është e rehatshme!...(????)
Zjarrëfikësi: Zjarret e mia të para kjo i ka shuar.
Maria: Unë jam shatërvani i tij i vockël.
Zoti Martin: Nëse qenka puna kështu....të dashur miq...këto ndjenja janë të shpjegueshme, humane, të respektueshme....
Zonja Martin: Çdo gjë humane është e nderuar.
Zonja Smith: Megjithatë, nuk dua ta shoh atë këtu....mes nesh...
Zoti Smith: Nuk është në të njëjtin nivel...
Zjarrëfikësi: Oh, ju keni shumë paragjykime.
Zonja Martin: Unë mendoj që një shërbyese, edhe pse nuk është problemi im, nuk është më tepër se një shërbyese...
Zoti Martin: Edhe pse , ndonjëherë, mund të jetë një detektive e mirë.
Zjarrëfikësi: Po shkoj.
Maria: Mos u mërzit!...fundja nuk janë kaq të këqinj.
Zoti Smith: Hm...Hm...Të dy jeni shumë të lezetshëm por edhe pak....pak....
Zoti Martin: Po, tamam e gjete fjalën.
Zoti Smith: ...pak shumë vëzhgues (dramatik)
Zoti Martin: Ka një shije britanike, edhe një herë më falni që mundohem ti vijë pikat mbi I idesë sime, që nuk kuptohet nga të huajt, edhe specialstët, falë së cilës, nëse mund të shprehem kështu...me të vërtetë, nuk e them këtë për juve...
Maria: Doja tiu tregoja....
Zoti Smith: Mos tregoni asgjë.
Maria: Posi Jo.
Zonja Smith: E vogla Mari, shko në kuzhinë të lexosh poezitë e tua para pasqyrës.
Zoti Martin: Pa shih, edhe pse nuk jam shërbyes unë i lexoj poezitë përpara pasqyrës.
Zonja Martin: Sot në mëngjes teksa po shiheshe në pasqyrë nuk e pe veten.
Zoti Martin: Po sepse nuk isha akoma aty...
Maria: A ka mundësi, sidoqoftë tiu recitoj një poezi të shkurtër.
Zonja Smith: E vogla Mari, ju keni kokëfortësi të frikshme.
Maria: Do t'iu recitoj një poezi, në rregull? Është një poezi në nder të Kapitenit, e quajtur: "Zjarri".
Flaka
xixellonjat shëndrrinin në pyll
Një gur morri flakë.
Kështjella mori flakë.
Pylli mori flakë.
Burrat morën flakë.
Gratë morën flakë.
Zogjtë morën flakë.
Peshqit morën flakë.
Uji mori flakë.
Qielli mori flakë.
Hiri mori flakë.
Tymi mori flakë.
Flaka mori flakë.
çdo gjë mori flakë.
mori flakë, mori flakë.
Ajo e reciton poezinë ndërkohë që Smithsat e shtyjnë për ta nxjerrë përjashtë.
SKENA X
Të njëjtët, pa Marian.
Zonja Martin: Më dridhi kurrizin...
Zoti Martin: Megjithatë ka një nxehtësi në ato vargje....
Zjarrëfikësi: Ishin të mrekullueshme.
Zonja Smith: Ashtu vërtet....
Zoti Smith: Po e ekzagjeroni...
Zjarrëfikësi: Dëgjoni, është e vërtetë...e gjitha kjo është subjektive, por ky është vizioni im për këtë botë. Ëndërra ime. Jeta ime....dhe më kujtoi që duhet të iki. Duke qenë se nuk keni orë në këtë shtëpi, dua t'iu them se ekzaktësisht pas treçerek ore e 16 minuta, kam një zjarr në anën tjetër të qytetit. Duhet të shpejtoj, edhe pse nuk është ndonjë gjë e madhe.
Zonja Smith: Çfarë do të jetë? Ndonjë zjarr i vogël oxhaku?
Zjarrëfikësi: Oh, aspak. Një pipëz e djegur dhe diegie stomaku.
Zoti Smith: Atëhere, na vjen me të vërtetë keq që po ikni.
Zonja Smith: Na kënaqët shumë.
Zonja Martin: Falë jush, kaluam një çerek ore kartezian prej vërteti.
Zjarrëfikësi niset drejt derës dhe pastaj ndalon: Meqë ra fjala, po Këngëtarja Tullace?
Qetësi totale. Sikletosje.
Zonja Smith: Vazhdon të ketë të njëjtin model flokësh.
Zjarrëfikësi: Ah! Atëherë mirupafshim Zonja dhe Zotërinj.
Zoti Martin: Fat të mbarë dhe zjarr të mbarë!
Zjarrëfikësi: Le të shpresojmë, për të gjithë botën.
Zjarrëfikësi largohet, të gjithë shkojnë ta përcjellin dhe më pas vijnë në vendet e tyre.
SKENA XI
Të njëjtët, pa zjarrëfikësin.
Zonja Martin: Dua të blej një biçak për vëllain tim, por nuk mund të blesh Irlandën për gjyshin tënd.
Zoti Smith: Ne ecim me këmbë, por ngrohemi me korrent ose karbon.
Zoti Martin: Kush shet një lopë sot, do ketë një vezë mot.
Zonja Smith: Në këtë jetë, duhet të shohësh nga dritarja.
Zonja Martin: Mund të ulesh në karrige, kur karrigia nuk ka.
Zoti Smith: Gjithmonë duhet të mendosh për gjithçka.
Zoti Martin: Tavani është lart, dyshemeja është poshtë.
Zonja Smith: Kur them Po, është një mënyrë të foluri.
Zonja Martin: Çdo njeri, kismetin e tij.
Zoti Smith: Merrni një rreth, përkëdheleni, do të bëhet vicioz.
Zonja Smith: Mësuesi i mëson fëmijët si të lexojnë, kurse macja i lëpin të vegjëlit e saj kur janë të vegjël.
Zonja Martin: Sidoqoftë, vetëm lopa na jep bishtin e saj.
Zoti Smith: Kur jam në fshat, më pëlqen vetmia dhe qetësia.
Zoti Martin: Nuk jeni aq i vjetër për kështu gjërash.
Zonja Smith: Benjamin Frenklin kishte të drejtë: Ju jeni më pak i qetë se ai.
Zonja Martin: Cilat janë shtatë ditët e javës?
Zoti Smith: E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e djelë.
Zoti Martin: Eduardi është klerik. Motra e tij Nenci është daktilografe dhe i vëllai Shop-Assistant.
Zonja Smith: Familje qesharake!
Zonja Martin: Më mirë një zog në një fushë, se sa një këpucë në lluc.
Zoti Smith: Më mirë një fileto në kështjellë, se sa qumësht në pallat.
Zoti Martin: Shtëpia e një anglezi është kalaja e tij.
Zonja Smith: Nuk e flas aq mirë spanjishten sa të më kuptojnë.
Zonja Martin: Do të të jap nallanet e vjehrrës sime nëse më jep akrivolin e burrit tënd.
Zoti Smith: Po kërkoj për një prift monofizit për ta martuar me shërbyesen tonë.
Zoti Martin: Buka është një pemë ashtu si një bukë është një pemë,et du chene nait une chene, çdo ditë në sabah.
Zonja Smith: Xhaxhai im jeton në fshat por kjo s'ka të bëjë me maminë.
Zoti Martin: Letra është për të shkruar. Macja për miun. Djathi për ta kruajtur.
Zonja Smith: Automobili ecën shumë shpejt, po kuzhinierja i përgatit shumë mirë gjellët.
Zoti Smith: Mos bëhemi si gjela deti. Le të puthim Konspiratorin.
Zoti Martin: Charity begins at home.
Zonja Smith: Po pres për përroin të më takojë në mullirin tim.
Zoti Smith: Mund të vërtetojmë që zhvillimi social është më i mirë me sheqer.
Zoti Smith: Poshte dylli!
Mbas kësaj fjalie të fundit, Zoti Smith dhe të tjerët pushojnë për një çast, të mahnitur. Ndihet që ka një tension aty. Edhe Gongu që bie duket më nervoz.Fjaltië e mëposhtme, duhet të thuhen si për fillim me një ton të ftohtë,të egër. Egërsia dhe inatosja do të rriten nga fundi. Në fund të kësaj skene, të katërt personazhet duhet të jenë në këmbë , shumë pranë njëri tjetrit, me grushtat e mbledhur, sikur janë gati për të filluar ndonjë zënie.
Zoti Martin: Nuk mund t'i pastrojmë syzet me dyll të zi.
Zonja Smith: Po, por ama me para mund të blesh çdo gjë.
Zoti Martin: Më mirë të vras një kal se sa të këndoj në mal.
Zoti Smith: kakato, kakato, kakato, kakato, kakato, kakato, kakato, kakato, kakato, kakato,
Zonja Smith: Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake, Çfarë kake,
Zoti Martin: Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake, Çfarë kakarisje kake,
Zoti Smith: Qentë kanë pleshta! Qentë kanë pleshta!
Zonja Martin: Kaktus! Kokus! Kopuk! Kodosh! Kokorosh!
Zonja Smith: Kakaxhi, ti na kakashe.
Zoti Martin: Më mirë një vezë e var, se sa një lope e vrarë.
Zonja Martin, duke hapur gojën shumë : Ah! Oh! Ah! Më lini të kërcas dhëmbët!
Zoti Smith: Kokoshka!
Zoti Martin: T'i biem në shpullë Uliksit.
Zoti Smith: Do iki të jetoj në kasollen time, pranë kokrrave të kakaos.
Zonja Martin: Kokrrat e kakaos në kooperativat e kakaos nuk japin kikirika, po japin kakao. Kokrrat e kakaos në kooperativat e kakaos nuk japin kikirika, po japin kakao. Kokrrat e kakaos në kooperativat e kakaos nuk japin kikirika, po japin kakao.
Zonja Smith: Shporta ka torta, Torta ska shporta.
Zonja Martin: Mos Lëviz ti mizë!
Zoti Martin: Mos Gjezdis oj mizë!
Zoti Smith: Lëviz oj mizë,mizë oj lëviz!
Zonja Smith: Mizë oj Gjezdis!
Zoti Martin: Mizë, moj mosmizë, Mizë, moj mosmizë!
Zoti Smith: Mushmizë! Mushmizë!
Zonja Martin: Skaramizë!
Zonja Smith: Shën Hafiz!
Zoti Martin: Ti ke një drizë!
Zoti Smith: Ti më bezdis!
Zonja Martin: Shën Hafiz, lëviz nga kjo paralizë!
Zonja Smith: Mos e lëviz, qenka thyer...
Zoti Martin: Asllan
Zoti Smith: Agim
Zonja Martin, Zoti Smith: Sabah
Zonja Smith, Zoti Martin: Luan
Zonja Martin, Zoti Smith: Luan Asllani
Zonja Smith, Zoti Martin: Agim Sabahu
Zonja Martin: pupu dallaveraxhinj! Pupu Dallavaraxhinj!
Zoti Martin: Marieta, nuk merr dhjeta!
Zonja Smith: Krishnamurti! Krishnamurti! Krishnamurti!
Zoti Smith: Papa nga mbrapa! Papa nuk ka tapa! Tapa ka papa!
Zonja Martin: Balash, Balzak, Bostan!
Zoti Martin: Biçak! Biftek! Boshllëk!
Zoti Smith: a, e, ë, i, o , u, y
Zonja Martin: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, , x, xh, y, yh
Zoti Martin: Nga lagjja te loqja.Nga leqja tek lagjja., ma mo, me , ma , ka ko ke ka
Zonja Smith..duke bërë si tren: çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf, çaf-çuf.
Zoti Smith: NUK!
Zonja Martin: ËSHTË!
Zoti Martin: A!
Zonja Smith: TJE!
Zoti Smith: ËSH!
Zonja Martin: TË!
Zoti Martin: KË!
Zonja Smith: TU!
Të gjithë sëbashku, nën peshën e inatit, ulërasin në veshin e njëri-tjetrit. Fiken dritat. Në errësirë dëgjohen në një ritëm gjithmonë e më të shpejtë.
Të gjithë sëbashku: Nuk është atje, është këtu! Nuk është atje, është këtu! Nuk është atje, është këtu! Nuk është atje, është këtu! Nuk është atje, është këtu! Nuk është atje, është këtu!
Fjalitë pushojnë së dëgjuari menjëherë. Më pas, pasi hapen dritat, Zoti dhe Zonja Martin, janë të ulur në karrige në të njëjtat pozicione si çifti Smith në fillim të pjesës. Pjesa rifillon me çiftin Martin, që thonë të njëjtat fjali si çifti Smith, gjersa perdja mbyllet lehetësisht.